Rrëfimi i Gian Piero Gasperini ka ardhur tani që Atalanta e tij është gati të kthehet në fushë për të ndihmuar Bergamon, qyteti më i goditur nga pandemia coronavirus.

Sirenat e ambulancës, mendimi i vdekjes. Ka qenë 10 marsi. “Ditën para ndeshjes me Valencia-n, jam ndier keq. Ditën e ndeshjes, akoma më keq. Ndihesha i shkatërruar”.

“Dhjetë ditë më parë, testet kanë konfirmuar se kam patur Covid-19”.

“Dëgjoja sirenat e ambulancës dhe mendoja se nuk mund të vdisja tani”, ka thënë Gasperini për Gazzetta dello Sport.

Tani, Gasp dhe të tijtë janë gati të rikthehen në fushë.

“Ujqit janë të uritur. Mund të luajmë edhe nesër. Edhe në momentin më të errët kanë menduar vetëm për rikthimin. Jam krenar për këtë Atalanta”, përfundoi ai.

Share.