Milot Rashica është emri kryesor tek skuadra gjermane Werder Bremen.
Ai madje së fundmi ka marr edhe fjalë të mëdha nga trajneri, Florian Kohlfeld.
Kohlfeld në një intervistë ka thënë se Rashica, se ai mund të jetë një fitues i ndeshjes.
“Ai është bërë edhe më i sigurt në aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të para-sezonit. Ai mund të jetë një fitues i ndeshjes.”
23 vjeçari shquhet edhe për raportet e mira me shokët e skuadrës.
“Ai gjithashtu ka një mirëkuptim të shkëlqyeshëm me shokët e tij të skuadrës“, ka thënë Kohfeld.
Rashica shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesligë, duke shënuar 12 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat, derisa edhe në fanellën e Kosovës pati ndeshje jashtëzakonisht të mira.