Shumë njerëz mbetën të befasuar kur Sergio Ramos, edhe pse po luante rregullisht me PSG-në, nuk u ftua Luis Enrique në Kampionatin Botëror.

Kjo u pa si fundi i tij me Kombëtaren e Spanjës, por tashmë që Enrique është shkarkuar, kjo situatë pritet edhe të ndryshojë.

Duke folur para mediave për herë të parë si trajner i Spanjës, De La Fuente tha se Ramos është në një formë të mirë fizike dhe se dyert për lojtarin e PSG-së janë të hapura, sikur edhe për të gjithë të tjerët.

Ai shtoi se është i fokusuar tek lojtarët e rinj në moshë, por kombëtarja ka nevojë edhe për eksperiencë.

Duk bërë 180 paraqitje si kapiten i Spanjës, Ramos nuk ka luajtur me kombëtaren që prej se iu bashkua PSG-së në verën e vitin 2021./TV Malisheva

Share.