Afati kalimtar i transferimeve të janarit është mbyllur për vitin 2022, ku kemi pasur disa marrëveshje tejet interesante.
Ashtu siç pritej, skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle United ka shpenzuar më së shumti këtë muaj, që të vazhdojë luftën për të mbetur në Premier Ligë.
Trajneri i Newcastle Eddie Howe do të ketë disa lojtarë të ri në skuadër, ku vlera e tyre në përgjithësi e arrin shifrën e 110 milionë eurosh.
Po ashtu, krahas Newcastle edhe skuadra e Aston Villas ka qenë e zënë këtë janar, ku ka arritur të sjellë lojtarë si Philippe Coutinho, Lucas Digne e Calum Chambers.
Në të njëjtën kohë, në këtë janar Evertoni e emëroi Frank Lampard si trajnerin e ri të skuadrës, ku së bashku me të transferoi edhe Dele Alli nga Tottenham dhe Donny van de Beek nga Manchester United.
Ndërkaq, transferimi më sensacional i kësaj merkatoje është padyshim rikthimi i Christian Eriksen në Premier Ligë, ky ylli danez pas problemeve me zemër tani ka nënshkruar me skuadrën e Brentford.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha transferimet e muajit janar nga klubet angleze.
Arsenal
Lino Sousa (i transferuar nga West Brom, shuma e pacaktuar)
Aston Villa
Philippe Coutinho (i transferuar nga Barcelona, huazim), Lucas Digne (i transferuar nga Evertoni për 30 milionë euro), Robin Olsen (i transferuar nga Roma, huazim), Calum Chambers (i transferuar nga Arsenal, shuma e pacaktuar), Kerr Smith (i transferuar nga Dundee United për 2 milionë euro)
Brentford
Christian Eriksen (i transferuar si lojtar i lirë), Jonas Lossl (i transferuar nga Midtjylland, shuma e pacaktuar)
Brighton
Deniz Undav (i transferuar nga Royale Union Saint-Gilloise për 7 milionë euro), Kacper Kozlowski (i transferuar nga Pogon Szczecin, shuma e pacaktuar)
Burnley
Wout Weghorst (i transferuar nga Wolfsburg për 15 milionë euro)
Chelsea
Dylan Williams (i transferuar nga Derby County, shuma e pacaktuar)
Crystal Palace
Jean-Philippe Mateta (i transferuar nga Mainz 05 për 11 milionë euro), Luke Plange (i transferuar nga Derby, shuma e pacaktuar), Killian Phillips (i transferuar nga Drogheda, shuma e pacaktuar)
Everton
Vitaliy Mykolenko (i transferuar nga Dynamo Kyiv për 25 milionë euro), Nathan Patterson (i transferuar nga Rangers për 18 milionë euro), Anwar El Ghazi (i transferuar nga Aston Villa, huazim), Donny van de Beek (i transferuar nga Manchester United, huazim), Dele Alli (i transferuar nga Tottenham, shuma e pacaktuar)
Leeds United
Mateo Joseph Fernandez (i transferuar nga Espanyol, shuma e pacaktuar)
Leicester City
Asnjë transferim
Liverpool
Luis Diaz (i transferuar nga Porto për 45 milionë euro)
Manchester City
Julian Alvarez (i transferuar nga River Plate për 17 milionë euro)
Manchester United
Asnjë transferim
Newcastle United
Kieran Trippier (i transferuar nga Atletico Madridi për 15 milionë euro), Chris Wood (i transferuar nga Burnley për 30 milionë euro), Bruno Guimaraes (i transferuar nga Lyoni për 45 milionë euro), Matt Target (i transferuar nga Aston Villa, huazim), Dan Burn (i transferuar nga Brighton për 15 milionë euro)
Norwich City
Asnjë transferim
Southampton
Willy Caballero (i transferuar si lojtar i lirë)
Tottenham
Dejan Kulusevski (i transferuar nga Juventusi, huazim), Rodrigo Bentancur (i transferuar nga Juventusi për 18 milionë euro)
Watford
Maduka Okoye (i transferuar nga Sparta Rotterdam për 5 milionë euro), Hassane Kamara (i transferuar nga Nice për 6 milionë euro), Samir (i transferuar nga Udinese, shuma e pacaktuar), Edo Kayembe (i transferuar nga Eupen, shuma e pacaktuar), Samuel Kalu (i transferuar nga Bordeaux, shuma e pacaktuar)
West Ham United
Asnjë transferim
Wolverhampton
Hayao Kawabe (i transferuar nga Grasshopper Club Zurich, shuma e pacaktuar), Chiquinho (i transferuar nga Estoril, shuma e pacaktuar), Jeong Sang-bin (i transferuar nga Suwon Samsung Bluewings, shuma e pacaktuar), Hwang Hee-Chan (i transferuar nga RB Leipzig për 16 milionë euro)/TV Malisheva