Më 24 shkurt të vitit 1942, “Zëri i Amerikës” bëri transmetimin e tij të parë.
Për dëgjuesit u transmetua Himni Luftarak i Republikës. Folësi në gjuhën gjermanisht, bëri të njohur parimin bazë të “Zërit të Amerikës”: Të themi të vërtetën.
“Ky është ‘Zëri i Amerikës’. Sot Amerika është në luftë që prej 79 ditësh dhe çdo ditë ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira ose të këqija, por ne do t’ju themi të vërtetën”, tha folësi.
“Zëri i Amerikës” kishte për qëllimi që t’i kundërpërgjigjet edhe propagandës naziste dhe populli gjerman të informohet saktë