Patrulla policore ka ndaluar një person në Kamenicë, i cili drejtonte traktorin e tij të ngarkuar me kafshë të gjalla, për të cilat nuk posedonte dokumentacion të kompletuar për transport.

Sipas Policisë, është njoftuar inspektori i AUV-it, me urdhër të prokurorit, traktori me kafshë është konfiskuar përkohësisht deri sa të bëhet verifikimi i kafshëve nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Share.