Tre fëmijë po vazhdojnë të marrin trajtim spitalor në Klinikën e Kirurgjisë Plastike pas lëndimeve që kanë marr në natën e ndërrimit të motmotit nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Kështu ka bërë të ditur kirurgu i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha i cili tha se gjatë këtij viti kanë pranuar më pak raste.

Ai tha se pacientët, të cilët janë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare kanë të lënduar nga fishekzjarret shuplakat e dorës, gjegjësisht gishtat.

Por që, siç tha ai, gjendjen shëndetësore e kanë jashtë rrezikut.

“Krahasuar me vitet tjera ka pas më pak të pranuar. Vizita ka pasur sporadike. Më 31 janë pranuar dy raste, një e kemi të pranuar më herët dhe ai i është nënshtruar operimit. Janë fëmijë, janë lëndime të shuplakës së dorës, gishta. Gjendjen e përgjithshme shëndetësore nuk e kanë në rrezik”, theksoi ai.

Berisha tha se këta pacientë vazhdojnë të jenë të shtrirë në klinikë pasi kanë nevojë ende për trajtim.

Por, ai bëri thirrje për kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike pasi siç u shpreh, invaliditeti mund të jetë i madh.

“Fëmijët janë ende të hospitalizuar janë në Klinikë duhet ende trajtim. Popullata ka qenë më e vetëdijesuar por ende duhet me rënë, sepse nga mjetet piroteknike është invaliditeti i rëndë. Është mirë që ato mjete piroteknike t’i kontrollojë shteti, me ditë ku me i hedh, në cilat vende” tha ai.

Gjatë festimeve të Vitit të Ri 2023, 25 persona kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK.

/TV Malisheva

Share.