Ka përfunduar pjesa e parë në Superkupën e Kosovës në mes Dritës dhe Prishtinës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1 me 2 në të mirë të kryeqytetasve.

Ishte një start i jashtëzakonshëm i kësaj ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Mardan”, në Turqi.

Fillimisht, Qëndrim Zyba shënoi në minutën e 3′ për avantazhin e Prishtinës, kurse vetëm pas 4′ minutave, Kastriot Rexha barazoi shifrat në 1 me 1.

Në minutë e 21′ pas një ndërhyrje nga Ardian Limani në Leonit Abazin, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti të cilën në gol e konkretizoi, Besnik Krasniqi pë rezultatin 1 me 2 të pjesës së parë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë./TV Malisheva

Share.