Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë mbërritur në Kiev, ku është planifikuar të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton BBC, duke cituar mediat çeke.

Mateusz Morawiecki, Peter Fiala dhe Janez Jansha synojnë të shprehin mbështetje të gjerë për Ukrainën me vizitën e tyre simbolike, e cila duhet të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas.

Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën mëngjesin e sotëm dhe vazhduan udhëtimin e tyre me tren për në kryeqytet.

Ata po vijnë në Kiev në një kohë kur Rusia po vazhdon sulmet e saj në kryeqytetin ukrainas.

Në Kiev është shpallur shtetrrethimi nga ora 20:00 e së martës deri në orën 7 të mëngjesit të së enjtes.

Share.