Në komunën e Malishevës në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme të asamblesë komunale janë shpallur “Qytetar Nderi”, tre personalitete, që me veprimtarinë e tyre dhe të familjeve të tyre, sot krenohet gjithë shqiptarët, raporton TV Malisheva.

“Qytetar Nderi “ i komunës së Malishevës, janë shpallur këto personalitete:

  1. Z. Xhemal Jashari, vëllai i Dëshmorit të Kombit, Ismet Jashari – Komandant Kumanova, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.

  2. Z. Skënder Sinani, vëllai i Dëshmorit të Kombit, Tahir Sinani, ku me veprimtarinë dhe heroizmin e tij dhe gjithë familjes së tij sot ndihem krenar të gjithë ne gjithë Malisheva, gjithë Kosova dhe gjithë Shqiptaria.

  3. Z. Shpëtim Idrizi, deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i cili mbrojti luftën e UÇK-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe bëri organizime brenda dhe jashtë Shqipërisë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes çame.

Ceremoninë solemne të dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” i komunës së Malishevës, për këto personalitete, do ta bëjnë në seancën solemne që Komuna do të mbajë me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetar i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në Facebook.   /TV Malishava 

Share.