Luani: Gati për të festuar ditëlindjen? Gëzuar ditëlindjen Luan! Është koha juaj më e bukur e vitit dhe shanset janë që të nisni të festoni që sot. Për të qenë të sinqertë, ka gjithmonë festë kur ju jeni rrotull, por ka diçka më magjike gjatë këtij muaji. Jo për të qenë dramatikë, por ju jeni një nga arsyet e vërteta pse njerëzit rriten duke marrë shkas nga kuraja juaj për të treguar më të mirën e vetes. Karizma juaj shkëlqen gjithmonë, madje është ajo që ju dallon gjithmonë nga të tjerët.

Fundmuaji do të jetë një muaj plot surpriza për ju, edhe nëse jeni në punë gjatë këtij muaji të nxehtë. Meqë kjo është edhe periudha juaj më me fat e vitit, është mirë të mendoni vetëm për gjërat që ju duhen më shumë dhe ju përkasin vetëm juve. Eklipsi hënor në shenjën tuaj, janarin e kaluar, ishte një shenjë që flet për ju gjatë këtij viti. Ky është një shans që tregon se duhet të bëni lëvizje të zgjuara, veçanërisht për të gjithë ata që kanë mëdyshje në çështjet e zemrës. Eklipsi diellor në shenjën tuaj që do të ndodhë më 25 maj është një fillim i ri. Është një shans për një fillim të ri me diçka që e dimë të gjithë: ju keni lindur për të menduar dhe jetuar vetëm për vete.

Virgjëresha: Ju ndiheni tërësisht vetja Kthimi juaj rreth Diellit është shumë afër dhe, më në fund, do të ndiheni sërish vetja. Oh, Virgjëresha! Vetëm ju e dini se ç’ndikim keni në pjesën tjetër të botës! Nëse jeni ende të stresuar duke bërë shumë gjëra njëherësh, të gjithë të tjerët rreth jush janë shumë të zënë duke menduar se kjo situatë e përkohshme për ju do të ndryshojë. Ndoshta ju keni dëtyrën më të vështirë, por e bëni çdo gjë më të lehtë. Falë jush, ka diçka të bukur në të gjithë këtë proces. Sepse nuk është rezultati ai që ka më shumë rëndësi për ju, por puna e vështirë dhe me vullnet që ju bën të shkoni deri në fund.

Fundmuaji do të jetë shumë i ëmbël për ju, veçanërisht pasi Venusi, planeti i dashurisë dhe i bukurisë, po zë vend në shenjën tuaj, madje edhe do t’ju ndihmojë në drejtim të parave. Edhe shenjat nga fusha e dashurisë duken të mira, veçanërisht pasi janë rregullat që keni vendosur ju vetë për të qenë të parat në listë. Ky është parashikimi sipas lëvizjes së Venusit dhe ju, thjesht, qëndroni gati për të pritur fatin. Pa dyshim, paraja nuk është gjithçka, por një siguri e mirë është, kështu që do të ndihmoheni edhe për këtë pjesë. Planeti juaj, Mërkuri, ka pikën e tij të drejtpërdrejtë më 28 maj. Dhe e fundit! Mjaft më me keqkuptime dhe mos e sabotoni dialogun (sepse e bëni zakonisht).

Peshorja: Është kohë për një kthesë në jetë

Energjia juaj është gjithmonë e pranishme, por sharmi do të shtohet këtë muaj nga mbivendosja e Venusit. Askush nuk është i përsosur, këtë e dimë, por ju jeni shumë afër njeriut të tillë, sepse dini gjithmonë t’i ruani ekuilibrat. Në një marrëdhënie ju ndiheni rehat dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, i pasqyroni cilësitë tuaja me këdo që jeni. Kjo është edhe arsyeja pse jeni gjithmonë të këndshëm në biseda.

Share.