Tre burra kanë vdekur nga plagët e marra gjatë festivale të vrapimit të demave në Spanjën lindore.

Ata të gjithë kishin marrë pjesë në festivalin tradicional të bous al carrer (Vrapimi i demave) ku kafshët lëshohen mes rrugëve të ngushta të qytetit dhe njerëzit në kërkim të emocioneve vrapojnë bashkë me to.

Në tetë vitet e fundit rreth 20 persona kanë vdekur në eventet e shumëpritura dhe gjithashtu të kontestuara nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.

Në një nga incidentet, në Picassent, në jug të qytetit të Valencias, një burrë 56-vjeçar, i cili kishte qëndruar pas një blloku në mes të rrugës, u hodh në ajër nga demi dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Ai vdiq të martën në një spital në Valencia, nëntë ditë pas ngjarjes.

Ndërsa një vizitor 64-vjeçar nga Franca fqinje vdiq nga plagët e marra në vrapimin e Pedreguer.

Kryebashkiaku i Meliana justifikohej se demat janë kafshë dhe se aksidentet e këtij lloji janë një rrezik që merret parasysh nga njerëzit.

Festivali më i famshëm i Spanjës, vrapimi i demave në San Fermini në Pamplona, pati 35 të lënduar këtë vit. Kjo është hera e parë që është mbajtur kjo ngjarje pas tri vjetësh, për shkak të COVID-19,

Partia e Spanjës për kafshët – Pacma, përsëriti thirrjen e saj për heqjen e festivaleve të demave, duke kritikuar organizatorët e tri festivaleve të Valencias për rrezikimin e jetës së banorëve dhe abuzimin me kafshët.

Sezoni i këtij festivali ofron një nxitje të ekonomisë së Valencias. Një studim i vitit 2019 zbuloi se ai krijoi më shumë se 3000 vende pune dhe solli 300 milionë euro me pothuajse 10.000 ngjarje në vit./TV Malisheva

Share.