Pandemia e coronavirusit tashmë është duke pasur një ndikim të thellë edhe në tregun e transferimeve në futboll.

Pezullimi i futbollit në të gjithë botën do të thotë që klubet kanë marrë një goditje financiare, dhe tarifat e fryra të transferimeve që po fluturonin në vitet e fundit nuk do të shihen për një kohë të gjatë.

Transfermarkt ka llogaritur vlerën totale të skuadrave spanjolle dhe përfundimet e arritura tregojnë për një rënie të madhe.

Në vlerë totale La Liga ka pësuar rënie të vlerës në 1.12 miliard euro.

Vlera e skuadrës së Real Madrid ka rënë me 191.5 milionë euro dhe tani vlen 888.5 milionë euro, një rënie e përgjithshme prej 17.73 për qind.

Barcelona del më keq

Barcelona ka marrë një goditje edhe më të fortë, pasi vlera e skuadrës së tyre të parë ka rënë me 207.1 milionë euro në një total, dhe tani llogaritet 852.6 milion euro, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

Rënia e Katalanasve me 19.55 për qind është e dyta më e madhe në e Evropës, pas Manchester Cityt.

Atletico Madrid ka parë që vlera e skuadrës së tyre të bjerë me 161.5 milionë euro në gjithsej 709 milionë euro, që përfaqëson një rënie prej 18.55 për qind.

Në formulën e aplikuar nga Transfermarkt, Joao Felix bëhet lojtari më i vlefshëm i Atletico Madridit me 81 milionë euro, mbi Jan Oblak (80 milionë euro) dhe Saul (72 milionë euro).

Ai është gjithashtu edhe lojtari i tretë më i vlefshëm në La Liga Santander, pas Leo Messit (112 milione euro) dhe Antoine Griezmann (96 milione euro).

Një goditje e madhe për të gjithë botën e futbollit

Kur llogaritet tregu global në tërësi, ulja totale e vlerës së lojtarëve është 9.2 miliardë euro.

Anësori 20-vjeçar i Borussia Dortmund, Jadon Sancho tani zë vendin e tetë në renditjen globale me vlerën e tij të tregut që është ulur me vetëm 10 për qind nga 130 milionë euro në 117 milionë euro.

Ai e ka kapërcyer Messin në renditje.

“Stoqet janë rënë, klube të shumta mund të kërcënohen me falimentim dhe planet e transferimit janë paralizuar për shkak të paqartësive të shumta që ekzistojnë në shumicën e ekipeve”.

“Tani për tani është e pakonceptueshme që tarifat e transferimit do të vazhdojnë të rriten në të ardhmen siç ka ndodhur në vitet e fundit”, ka thënë Matthias Seidel, themelues i Transfermarkt. /Tv Malisheva

Share.