Përveç aktrimit, bota e njeh Angelina Jolie nga përpjekjet e saj humanitare.
Aktrimi dhe përpjekjet e saj të jashtëzakonshme në punë bamirësie mahnisin të gjithë botën.
Këtu janë faktet pak të njohura për jetën e aktores sonë frymëzuese:
1. Lindur më 4 qershor 1975, Angelina Jolie filloi modelimin kur ishte 11-vjeçe me insistimin e nënës së saj.
2. Ajo filloi karrierën prej aktoreje në filmin “Lookin To Get Out”, skenarin e të cilit e kishte shkruar babai i saj
3. Ajo u largua nga shkolla kur ishte 14-vjeçe. Ajo ishte rebele atë kohë, flokët i mbante ngjyrë vjollcë dhe iku me të dashurin e saj.
Pas dy vitesh së bashku, ajo u kthye në shkollë dhe mori me qera një shtëpi afër prindërve të saj.
4. Angelina Jolie në fëmijëri kishte dy njerëz të preferuar. Spock nga “Star Trek” dhe Anthony Perkins nga filmi legjendar, Psycho.
5. Ajo u martua me Lee Miller në vitin 1996. Për ceremoninë e dasmës, veshi pantallona të zeza lëkure dhe një bluzë të bardhë.
6. Jolie u takua me Billy Boll Thorton në filmin “Pushing Tin” në vitin 1999 dhe ata u martuan një vit më vonë.
7. Babai i saj ishte neglizhent dhe pasi të gjitha kaluan ajo hoqi mbiemrin e babait (Voight) dhe e mori Angeline Jolie si emrin e saj juridik.
8. Ajo mbeti një temë e nxehtë rreth fillimit të vitit 2005, me thashethemet se ishte shkaku i ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.
9. Ajo kurrë nuk e pranoi marrëdhënien e saj me Brad Pitt deri në shkurt 2006, kur njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Pas nëntë vitesh së bashku, çifti u martuan në gusht 2014.
10. Ajo ka shitur foton e parë të vajzës së saj Shiloh për 4.1 milionë dollarë dhe fotografitë e para të binjakëve të saj të porsalindur për 14 milionë. E njëjta dhuroi të gjitha paratë për bamirësi (e cila vendosi rekordin botëror për fotot më të shtrenjta të bebeve).
11. Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë së bashku: tre të birësuar (Maddox, Pax, Zahara) dhe tre biologjikë (Shiloh, Knox, Vivienne).
12.Ylli i Hollywood-it lindi vajzën e saj Shiloh në Namibia dhe Shiloh tani është një qytetare namibiane.
13. Aktorja amerikane është e njohur veçanërisht për përpjekjet e saj humanitare. Ajo merr pjesë në ngjarje për refugjatët dhe i kushtohet tejet shumë punës bamirëse. / Tv Malisheva