Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren ka goditur kamionetën në Zahaq të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencë.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Gashi.

/TV Malisheva

Share.