Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku treni ka goditur një veturë dhe për pasojë la të lënduar katër persona.

Lajmin për Front Online e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 4 persona të cilët u dërguan për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./TV Malisheva

Share.