Gjatë ditës së djeshme është raportuar, se FFK ka nisur punët në stadiumin e Hajvalisë për të ndërtuar një stadium të ri.
Ankesa të shumta për këtë ka pasu skuadra e Llapit, ndërsa sot ka reaguar edhe Trepça ’89, që ka akuzuar drejtuesit e FFK-së se po bën kontrata edhe natën.
Ata kanë prezantuar edhe fotografi të “Riza Lushtës”, ku shihet se stadiumi i Mitrovicës është duke u rrënuar.
Ky është reagimi i Trepça ’89:
REAGIM
FFK si duket nga frika apo nga paniku, ka filluar edhe naten te lidhe kontrata-(nese ka) te dyshimta per dy fusha te futbollit, ne stadiumin e Hajvalise.
Pa e marr aprovimin nga KE i FFK-se, pa hapur tender per keto fusha, pa prezantuar projekt te ketyre fushave, pa marr leje ndertimi nga KK Prishtine, pa asnje kriter punon dhe investon ne keto fusha ku ende nuk dihet qellimi i investimit.
Ne klubet e Kosoves perballemi me veshtersi te medha, ndajme edhe kafshaten e gojes vetem qe futbolli ne Kosove te perparoj.
Po qe se FFK deshiron te investoj ne infrastrukturen e futbollit ka mundesi te medha, dhe ne secilin qytet te Kosoves keto investime do te ishin te mireseardhura, pra do te dihet edhe qellimi si dhe shfrytezuesi i saj.
Ne Klubi Trepça89 po ju prezantojme, gjendjen e Stadiumit Riza Lushta ne Mitrovice, ku FFK ka mundesi te investoj dhe kete investim ta bej ne menyre transparente, me projekt konkret, me procedura te ofertimit, cmimin-parallogarine, organin mbikeqyres, me lejen nga KK Mitrovice, pra me te gjitha procedurat legale dhe me prezencen e perfaqesuesve te Shtetit, mediave dhe Komunitetit sportiv, kjo do ishte transparenca dhe metodat qe duhet te ndjeken nga FFK per te gjitha investimet qe behen.
Ne kete kohe te mbijeteses, ne kohen kur I gjithe Globi e ka vemendjen dhe mirret me pandemine, e bashe kete e shfry tezon FFK dhe angazhon eskavatoret duke punuar edhe te dieleve.
Duke ditur tani qe Uefa dhe te gjitha Federatat jane duke i ikur barit sintetik, per shume shkaqe e kryesorja shendetesore, FFK investon mu ne fusha artificiale te cilave nuk u dihet prodhimi, licenca e aprovuar nga FFIFA, e te cilat jane importuar duke ju paguar dogana, kur dihet se FFK ne investimet e veta nuk paguan taksa shteterore.(jane transakcione te dyshimta).
Mu ne kete kohe cuditrisht kur ekipa e Prishtines feston 100 vjetorin, mbetet pa fushe pa stadium, e me e cuditshmja eshte se nje klub i shuar ne gusht te 2019, ish klubi i Agim Ademit behet me stadium, pra nje klub qe ndoshta 10 euro nuk I ka patur ne llogari, tani i themeluar ne janar te 2020, importon barin sintetik per kete fushe (Bari i njejti me fushat e Hajvalise), e bashkepronar ne kete klub eshte djali i motres se Agim Ademit, Visari.
Pra ne si klub publikisht kerkojme nga organet e hetuesise ti ndermarrin hapat ligjor, ti nderl idhin faktet dhe te vertetojne lidhjet kontraktuale te dyshimta nga FFK me keto ndermarrje.
Personi apo personat pergjegjes qe nese kane ba keto veprime, nuk e kane vendin ne FFK, ne gjuhen popullore ketyre dhe punes se tyre i thojne HAJNA.
Kujdes Po
Panik Jo
Me shpresë se do të kemi ndryshime
Presidenti i KF TREPÇA’89
- Abedin Zeka BEKI