Trepça 89 është bërë me drejtor sportiv të ri.

Lindrit Misini tashmë ka marr këtë post te ish-kampioni i Kosovë, bën të ditur faqja zyrtare e 89-shit.

“Se dashuria ndaj klubit amë nuk harrohet u dëshmua sot. Dikur “SHTATËSHJA” e rrezikshme e Minatorëve sot rikthehet në klub si Drejtor Sportiv.Bëjet fjalë për Lindrit Misinin i cili sot u prezentua para Lojtarëve dhe para Stafit udhëheqës të KF TREPÇA’89 FC, ku Kryesia në krye me Presidentin z. Abedin Zeka BEKI i dëshiruan mirëseardhje dhe njëherit tashmë Drejtori Sportiv z. Misini premtoj se do ta jap maksimumin për të mirën e klubit”, thuhet në njoftimin e 89-shit të publikuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

Share.