Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, skuadra e Drenicës ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me shifrat 5:2, përcjellë TV Malisheva.
Dy golat e vetëm të vendasve i shënoi Koxy në minutën e 31′ dhe në atë të 50′, kurse golashënues te Trepça ’89 ishin Bleon Sekiraqa (minuta e 24′), Christian Mba (minuta e 28′ dhe minuta e 89′), Erdin Dushi (minuta e 52′) dhe Gashi (minuta e 90+5′).
Me pikët e reja, skuadra e Trepçës ’89 zë vendin e gjashtë me pesë pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e tetë.
Krahas kësaj përballjeje u zhvillua edhe ndeshja mes Malishevës e Dukagjinit, e cila përfundoi pa fitues.
Pas 90′ minutave lojë në stadiumin “Liman Gegaj” u shënuan vetëm dy gola, ku rezultati është i barabartë 1:1.
Golin te Malisheva e shënoi Alban Shillova në minutën e 24′, kurse te Dukagjini golashënues ishte Blerind Morina.
Me pikët e reja, Malisheva renditet e katërta në tabelë me shtatë pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dukagjinit, që zë vendin e fundit.
/TV Malisheva