Tri aksidente kanë ndodhur në vetëm 10 minuta mesditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se për pasojë, kanë mbetur të lënduar tre persona
të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një prej aksidenteve ndodhi rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” ku mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin V. Sh., 65 vjeç, i cili

ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm 5 minuta pas tij, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet

në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Dhe aksidenti i tretë i regjistruar rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, ku mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e

mjetit dhe  është përplasur me pemën. Si pasojë është vetë dëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TV Malisheva

Share.