Gjatë mbrëmjes së sotme në Komunën e Malishevës kanë ndodhur tri aksidente në komunikacion.
Nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme serioze materiale.
Siç merr vesh TV Malisheva, këto aksidente kanë ndodhur si pasojë e shpërfilljes se rregullave nga shoferë të pakujdesshem gjatë ngasjes së automjeteve të tyre.
Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor, ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
/TV Malisheva