Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror, filloi aktiviteti i përvjetorëve, 5,6,dhe 7 Marsit, përkatësisht 136 vjetorit të shkollës shqipe të Korçës – Ditës së Mësuesit dhe 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Drjetoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtuar familjarëve të mësimdhënësve që ranë dëshmorë të kombit, që nga shkolla e parë kombëtare e Korçës e deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarëve të fëmijëve martirë ndër breza që u vranë nga pushtuesi serb, mësimdhënësve pensionistë, drejtorë shkollash, ndër të tjera tha:
”Këto ngjarje kombëtare, po i nisim me një qëllim që t’i nderojmë të gjithë që sakrifikuan për shkollën kombëtare si dhe për çlirim e mëvetësitë e kombit tonë nëpër shekuj e breza e deri të Pavarësia e Kosovës dhe 25 vjetori i Epopesë së UÇK-së, pra rrugëtimin më të gjatë dhe më të vështirë që njeh historia e një kombi në kontinentin e vjetër dhe botërorë, prandaj mësimdhënësit bartën dje, bartin edhe sot e do të bartin edhe nesër peshën e historisë kombëtare drejtpërdrejt të nxënësit tanë, kjo vepër na obligon para kombit, që shkolla shqipe si prijes e atdhedashuirsë, mëvehtësisë dhe lirisë, është edhe ndërtuesja e zhvillimeve në arsim dhe sfera tjera, pra zotimi ynë dhe i juaji është përkushtim për cilësi në mësimdhënie, zhvillim dhe suksese krahas shkollave më bashkëkohore në vend dhe jashta tij, që t’i bëjmë krenar nxënësit tanë dhe të aftë me nxënësit në rajonë e më gjërë”.
Në fund u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit dëshmorë, fëmijët martirë, shkollat më të dalluara në aktivitete kulturore, sportive dhe për mjedis të pastër.
/TV Malisheva

Share.