Shumica prej nesh pushojnë kur janë të sëmurë.
Por, me COVID-19, ekspertët thonë se lëvizja shpejton rikuperimin.
“Virusi pëlqen të sulmojë mushkëritë dhe qëndrimi në shtrat shkakton shkatërrimin e qeseve të vogla të ajrit. Kjo mund të ulë marrjen e oksigjenit dhe të intensifikojë sëmundjen”, shpjegon pulmologu William O Lacy.
Më poshtë gjeni tri mënyrat:
Për të hapur rrugët e ajrit: Uluni drejtë
Kur keni probleme për të marrë frymë thellë, prirja juaj e parë është të shtriheni. Por, Dr. Lacy, drejtori mjekësor i pulmologjisë, këshillon të uleni sa më shumë që të jetë e mundur. Ulja i jep mushkërive një ndihmë gravitacionale duke i lejuar të zgjerohen plotësisht.
Për të rihapur qeset e ajrit: Provoni frymëmarrjen me hundë
Një teknikë e thjeshtë: merrni frymë sa më thellë që të jetë e mundur, atëherë mbani frymën tuaj për rreth pesë sekonda para se ta nxirrni frymën. Bëjeni pesë herë brenda orës.
Për mushkëri më të forta: Bëni një shëtitje
Duke ecur, ju forconi muskujt që mbështesin mushkëritë, thotë Dr. Narasimhan, i cili shton se kjo ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut që mund të komplikojë coronavirusin. Rekomandohet shëtitje e lehtë deri në 20 minuta në ditë./Tv Malisheva