Pas ndeshjeve shumë interesante që u zhvilluan ditën e djeshme, Superliga e Kosovës vazhdon sot edhe me tri ballafaqime të tjera.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të ballafaqohet me Dukagjinin në udhëtim, ndeshje e cila duke e lehtë në letër dhe pritet që skuadra e Ilir Dajës t’i arkëtojë pikët e plota, raporton TV Malisheva.

Ndeshje interesante do të jetë ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilani, njëjtë sikur edhe ajo ndërmjet Drenicës dhe Malishevës.

Të gjitha këto ndeshje startojnë nga ora 13:00.

Share.