Tri nxënëse të shkollës së mesme në Ferizaj, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit.
Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.