Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë, janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë dhe po aq janë shëruar, shkruan TV Malisheva.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKShPK dhe IRShP.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar nga covid-19,  ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Kështu është bërë e ditur sot, në komunikimin e rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 851 raste, prej tyre 771 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 33 persona. /TV Malisheva

Share.