Tri raste të dhunimit seksual janë raportuar në tri qytete të Kosovës brenda 24 orëve.
Sipas Policisë, në Ferizaj një femër ka raportuar se vajza e saj para rreth dy muajve është dhunuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Kosoves.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i cili deklaron se nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik me viktimën.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Dy persona të tjerë janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër shtetas e Kosoves.. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
Kurse, në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosoves, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër shtetase e Kosoves. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./TV Malisheva