Tri raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje. Teksa nëntë pacientë janë shëruar.
“Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362. Në total numri i rasteve aktive është 166”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.
Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva