Sot janë regjistruar tri raste të reja me covid-19 në Komunën e Malishevës.
Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kuadër të monitorimit dhe menaxhimit të situatës me covid-19.
Rastet e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste nga Bubaveci dhe 1 rast nga Kijeva.
Numri i rasteve aktive me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është 13 raste aktive.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar 265 persona të prekur me covid-19, prej tyre 228 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 13 persona. /TV Malisheva