Për pastrimin e ambientit në  tërë territorin e qytetit të Malishevës, sot këtij aksioni iu përgjigjën, tri shkollat me nxënës dhe mësimdhënës si dhe qytetarët  e fshatit  Drenoc.

Po në këtë aksion morën pjesë përfaqësuese të institucioneve komunale dhe të kompanisë së  ”Ekoregjionit”, njësia në Malishevë.

Pjesëmarrëja ishte  e madhe dhe përkushtuese për pastrimin e hapësirave  publike,  si nga institucionet komunale ashtu edhe qytetarët e nxënësit, prandaj kjo gatishmëri,  ndihmon aksionin, pastërtinë e fshatit dhe tregon panoramen e së ardhmes për një ambient të bukur.

Aksioni  do të vazhdoi deri në fund të vitit kalendarik, 2022, gjithëherë nën përkujdesjen dhe mbështetjen e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike, Rifat Mazreku, ” Task Forcës” komunale  dhe sektorëve tjerë, deri në  realizimin e planit operativ./TV Malisheva

Share.