Imami i Drenasit, Osman Musliu ka bërë me dije se vetëm sot janë regjistruar tri raste të vdekjeve në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.“Vetëm sot tri raste vdekje me COVID19 ne xhematin tim te xhamisë Drenas, kujdes…O MILET se skam çka foli per HYQYMET…”, ka shkruar Musliu.

Që nga fillimi i pandemisë e deri sot janë konfirmuar mbi 10 mijë raste pozitive me COVID-19, me gjithsej 341 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Tv Malisheva

Share.