Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të krahut të djathtë të Atletico Madridit Kieran Trippier, raporton “Calciomercato”.
Newcastle do t’i paguajë dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh kampionit spanjoll për shërbimet e Trippier, përcjell TV Malisheva.
Po ashtu, mbrojtësi i djathtë anglez do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Newcastle, e cila do ta mbajë atë në stadiumin “St. James Park” deri në qershor të vitit 2025.
Që nga transferimi i tij nga Tottenhami tek Atletico Madridi, Kieran Trippier ka arritur të bëjë 86 paraqitje në të gjitha garat për kampionin spanjoll, duke regjistruar 11 asistime mbi emrin e tij.