Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një servis makinash në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04.35 në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë. Servisi i makinave është në pronësi të R.P, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Hetuesit mendojnë se ky shpërthim ka qenë një paralajmërim, por mbetet ende e paqartë për cilat motive dhe se kush ishin autorët.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/TV Malisheva