Në Turqi kanë zgjedhur datën 12 qershor për të rifilluar kampionatet e ndërprera. Ditën e djeshme pati raste të reja me koronavirus te Erzurumspor BB, klub që garon në divizionin e dytë. Sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19.
Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e 8 personave. Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit.
Tekin Kerem Ulku mban postin e doktorit të Besiktas dhe ka deklaruar në një komunikatë zyrtare se të gjithë anëtarët e klubit i janë nënshktruar testeve.