Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar./A2/

/TV Malisheva

Share.