Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka biseduar sot me homologun e tij rus Vladimir Putin në lidhje me pandeminë koronavirus, kontrollin e armatimit dhe çështje të tjera, njofton Shtëpia e Bardhë.
Trump ka konfirmuar se vendi i tij është i përkushtuar për një kontroll efikas të armatimit, i cili përfshin jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën, dhe se mirëpret bisedimet e ardhshme për t’iu shmangur garës për armatim, thuhet në deklaratë, transmeton Reuters