Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot heqjen e kufizimeve të vendosura që nga viti 2014 për ushtrinë amerikane mbi përdorimin e minave anti-njeri, të njohura për ndikimin e tyre të tmerrshëm në popullsinë civile.

“Kjo politikë e re do të lejojë që komanda ushtarake të përdorë, në rrethana të jashtëzakonshme dhe jo të përhershme, minat anti-njeri të përparuara, të krijuara posaçërisht për të reduktuar dëmtimet e civilëve dhe të forcave partnere”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë./ATSH/

Share.