Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar falje një përkrahësi pasi e përqeshi për peshën e madhe trupore në një tubim të tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ai kishte menduar gabimisht se mbështetësi i tij po protestonte dhe i kishte thënë: “Shko në shtëpi dhe nisi ushtrimet”.
Në një tubim me prani të dukshme të fanatizmit të përkrahësve, ai i nxiti personat e mbledhur që të brohorisnin “Mbylleni” dhe “Kthejeni prapa” duke iu referuar Hillary Clinton-it dhe kongresistes Ilhan Omar. Ai u mburr me një ligj të kohës së Obamas dhe u zotua se do ta gjejë ilaçin për shërimin e virusit HIV/AIDS.
Ai më parë ka shprehur interesim për blerjen e ishullit të Grenlandës, i cili është nën kontrollin e Mbretërisë së Danimarkës. Sidoqoftë, plani i tij është kundërshtuar nga danezët dhe ka nxitur tallje nga figura të ndryshme.
Sidoqoftë, presidenti amerikan është marrë edhe me çështje më serioze. Ai ka mbajtur takim me zyrtarët për politikë të jashtme, me të cilët ka diskutuar për një marrëveshje paqeje me Talibanët në Afganistan. Kjo marrëveshje do t’i jepte fund luftës gati 18 vjeçare në Afganistan, shkruan “Independent”,