Pretendohet se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mendon të heqë kompanitë kineze nga bursat amerikane.

Përderisa vazhdon lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, shtypi amerikan ka bërë një pretendim i cili mund të shkaktojë që tensionet të përshkallëzohen edhe më tej.

Sipas lajmeve të shtypit vendas të cilat bazohen në burime të afërta që kanë lidhje me çështjen, thuhet se administrata e Trumpit mendon të heqë kompanitë kineze nga bursat amerikane, raporton AA.

Burimet kanë bërë të ditur se hapi në fjalë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të kufizuar kompanitë kineze dhe se administrata e Trumpit ka shqetësime të sigurisë për shkak të disa veprimeve të kompanive kineze.

Share.