Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.
“Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.
Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera.
Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt.
Që kur Trump kishte marrë mandatin ai kishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të ulur çmimet.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.
Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Deri më tash janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima./Tv Malisheva