ë momentin që u përhap lajmi për vrasjen e Qassem Soleimanit, presidenti amerikan Donald Trump ishte duke darkuar te klubi i tij në Mar-a-Lago, i rrethuar nga miq të vjetër, të cilëve po u shërbehej qofte dhe akullore nga restoranti i klubit.

Gjatë kësaj nate, e vetmja deklaratë për shtyp që doli nga administrata, ishte pranimi që sulmi ishte kryer nga SHBA-të.

Kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 2017, kur Trump dha urdhër që të sulmohej një bazë e rëndësishme ajrore në Siri.

Pas sulmit, Trump tha se kishte qenë duke ngrënë tortë me çokollatë me presidentin kinez, gjatë një samiti, kur u informua për sulmin me predha Tomahok./TCH/

Share.