Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vendi i tij ka një plan për të luftuar koronavirusin, nga i cili nëntë vetë vdiqën në Kinë dhe 400 të tjerë janë sëmurë.
“Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë ne po e zbatojmë atë shumë mirë. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve janë të shkëlqyera. Shumë profesional …”, tha Trump në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë sot në samitin e krizës nëse do të shpallet një kërcënim shëndetësor ndërkombëtar.
Trump tha se SHBA janë të përgatitur mirë dhe beson se gjithçka është nën kontroll në Kinë, transmeton TV Malisheva