Donald Trump acaron konfliktin me Republikën Popullore duke ndërmarrë veprime të synuara kundër ndërmarrjeve kineze në SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton një ndalim për gjigantin e teknologjisë kineze Alibaba në Shtetet e Bashkuara.
Ai tha të shtunën në një konferencë për shtyp në Bedminster, New Jersey se po synon një kompani tjetër kineze tashmë. Kujtojmë se ai gjithashtu po kërcënon të ndalojë platformën video TikTok në SHBA, shkruan CNN.
Me veprimin e tij të synuar kundër ndërmarrjeve kineze, Trump po intensifikon konfliktin me Republikën Popullore Kineze, me të cilën ai është përfshirë në një mosmarrëveshje tregtare që nga fillimi i presidencës së tij./Tv Malisheva