Trupat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor në Çernobil janë larguar, tha stafi i termocentralit.

Më herët, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, tha se disa forca ruse ishin nisur drejt kufirit me Bjellorusinë, duke lënë pas një grup të vogël.

Njoftimi duket se konfirmon raportet e zyrtarëve të lartë të mbrojtjes amerikane të mërkurën për një tërheqje.

Trupat ruse pushtuan Çernobilin në fillim të luftës me Ukrainën, raporton BBC.

Kompania më vonë akuzoi ushtrinë ruse për rrëmbimin e anëtarëve të Gardës Kombëtare të Ukrainës të mbajtur rob që nga fillimi i luftës.

/TV Malisheva

Share.