Liz Truss ka qenë në detyrë për vetëm 45 ditë – zyrtarisht kryeministrja me mandatin më të shkurtër në krye të qeverisë britanike.
Kryeministri i dytë me mandatin më të shkurtër ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë përpara se të vdiste në 1827.
Truss ka dhënë pak më parë dorëheqjen duke deklaruar se e mori detyrën në një kohë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare.
Njoftimi, i bërë nga Truss jashtë Downing Street, pason avullimin pothuajse të plotë të autoritetit të saj politik pasi rrëzoi tregjet, humbi dy ministra kyç dhe besimin e pothuajse të gjithë deputetëve të saj. /TV Malisheva