Malishevë, më 1 tetor
Në këtë tryezë me ekspertët, me temën, “ Dhuna në familje” e cila u mbajt në Malishevë, në QK ‘ Kujtim Krasniqi’, morën pjesë: Policia e Kosovës(MPB)- Sektori për dhunë në familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, Sektori për Bashkëpunim me Forumet e Sigurisë Divizioni i Sigurisë Publike- DPP, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB), në bashkëpunim me ICITAPI-in, (Komuna e Malishevës, DAE, FSK, drejtor shkollash, nxënës, Zyra për Barazi Gjinore dhe OJQ që veprojnë në Komunën e Malishevës që merren me parandalimin e dhunës në familje.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në tryezë mes tjerash tha. “Kemi obligim për brezin e ri, si institucione shtetërore dhe komunale që t’i përgatisim, për një të ardhme me të sigurt, që nga familja, ku fillon baza edukative, shkolla, Policia, OJQ dhe mbarë shoqëria, që t’u ofrojmë, edukatë të shëndosh, arsim cilësorë, aktivitete kulturore- sportive dhe punësime”, ai vazhdoi “Dhuna është e papranueshme si veprim, prandaj ju nxënës, të keni kujdes që të mos bini preh e kësaj dukuri negative, por, për gabimin e shkaktuar ndaj tjetrit, mësoheni të kërkoni kërkim-falje”, përfundoi Begaj.
Kurse, Arsim Shala, përfaqësuese nga Policia e Kosovës, në Departamentin që merret me parandalimin e dhunës në familje, theksoi,” Dhuna në familje, viteve t fundit, ka sinjale jo të mira, ajo si dukuri, nuk njeh shtresa të shoqërisë, por kah shtrirje në të gjitha segmentet, si në rrafshin vertikal dhe horizontal, prandaj edhe ne si institucione merremi me vetëdijesimin shoqërisë dhe parandalimin e dhunës dhe kemi strategjinë dhe planin operative, për të luftuar këtë dukuri negative”, përfundoi Shala.
Edhe panelistë tjerë, kontribouan për të adresuar çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe si duhet kanaliziaur ato çështje për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell ky fenomen.

Share.