Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë takim, Maqedonci dhe Rama kanë diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vetë dora e njeriut.

Ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Prishtinës janë dakorduar për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

/TV Malisheva

Share.