Henry Charles Bukowski ishte një shkrimtar dhe poet amerikan i lindur në Gjermani.

Ai është autor i më shumë se 40 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”. Bukowski përdori prozën dhe poezinë për të përshkuar jetën e korruptuar urbane në Amerikë.

Bukowski publikoi historinë e tij të parë kur ishte 24 vjeç dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi i lindjes Los Anxhelos, shpesh duke shfaqur imazhe seksuale e dhunë në shumë nga veprat e tij.

Ja një përmbledhje të disa prej thënieve të tij më brilante:

-Ndërkohë që meshkujt mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, femrat kanë jetuar aventura që nuk do t’i rrëfejnë kurrë.

-Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra.

-Unë jam një gjeni, por përveç meje askush s’e di.

-Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.

-Sa më të vogla shanset, aq më e ëmbël fitorja.

-Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.

-Pasiguria e dijes nuk është ndryshe nga siguria e injorancës.

-Shumë herë duhet të luftojmë aq fort për jetën saqë nuk kemi kohë ta jetojmë.

-Disa njerëz nuk meritojnë as buzëqeshjen tonë, jo më lotët.

-Shpirti i lirë është i rrallë, por njihet me të parë, sepse të shkakton një ndjesi mirësie menjëherë.
U kalova përbri dyqind personave dhe nuk pashë asnjë qenie njerëzore.

/TV Malisheva

Share.