Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertë prej 800 mijë euro për yllin e skuadrës Drilon Hazrollajn.

I riu ka shkëlqyer në vitin e fundit në Superligën e Kosovës, duke marr vlerësime të mëdha nga ekspertët e futbollit të Kosovës.

Në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, trajneri Qëndrim Kida, ka thënë se për Hazrollajn kanë marrë ofertë në vlerë 800 mijë euro.

Për Drilon Hazrollajn ka interesim nga disa klube evropiane, gjasat janë të vogla që ai të shitet në ndonjë klub në rajon. Një klub evropian ka ofruar 800 mijë euro, por klubi kërkon mbi 1 milion euro”, ka thënë Kida.

Hazrollaj ka pasur oferta edhe nga Ballkani dhe Prishtina në Kosovës, ndërsa edhe klubet nga Shqipëria si Partizani dhe Tirana kanë shfaqur interesim. /Telegrafi/

/TV Malisheva

Share.