Benjamin Pavard është shumë afër largimit nga Bayern Munichu, dhe të nis një kapitull të ri në Serie A.
Bayerni dhe Interi janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për transferimin e Pavard në “Giuseppe Meazza”.
Tani, kjo gjë e ka lënë Bayernin në një pozitë ku duhet të kërkojë zëvendësuesin e Pavard.
Thuhet se kampioni gjerman ka shprehur interesim në mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah.
Transferimi i Chalobahs është diskutuar nga krerët e klubit gjerman, pasi që ai ka profilin e lojtarit që Bayerni po e kërkon, si zëvendësues të Pavard.
Tuchel është një admirues i madh i 24 vjeçarit, pasi që dyshja kishin punuar së bashku në të kaluarën, kur trajneri gjerman ishte në krye të Chelseat.
/TV Malisheva